zoom

Slider

Mbyllet pa fitues derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit

Ka përfunduar në barazim pa gola derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanës, i vlefshëm për javën e 24-të të Kategorisë Superiore.

Bardheblutë zhvilluan një ndeshje të mirë dhe kanë krijuar më shumë, por rastin më të pastër e e pati Partizani me sulmuesin brazilian Stenio Junior, i cili nuk arriti të shtynte topin në rrjetë.

Skuadra e drejtuar nga Orges Shehi tashmë ruajnë distancën nga vendi i dytë me Laçin në 9 pikë, ndërsa Partizani i Mehmetit është vetëm 4 pikë larg zonës së Europës.

/Zoom.al