Aplikacion
Seanca raportohet se është mbajtur më 13 dhjetor, ku Gjykata e Gjirokastrës vendosi të pranojë kërkesën e prokurorit Julian Çafka, për pushimin e hetimeve të regjistruara lidhur me vdekjen e ekstremistit grek, Kostandin Kacifas në 28 Tetor 2018.
Më herët, ekspertiza e mjekëve ligjorë shqiptarë arriti në përfundimin se në trupin e viktimës janë kryer qitje me puthitje që fakton se Kacifas është vetëvrarë, duke përjashtuar zyrtarisht ekzekutimin e ekstremistit nga forcat policore RENEA.