zoom

Politikë

Mbyllen votimet, Gjiknuri: Komisionerët të mos intimidohen nga deklaratat politike

Pas përfundimit të procesit të votimit, në një komunikim për mediat, sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri u shpreh se procesi zgjedhor u zhvillua me sukses.

Ndër të tjera, Gjuknuri i bëri thirrje KQZ-së që të kryejë detyrën e saj deri në fund dhe të mos intimidohet nga deklaratat e politikanëve.

“Procesi ka shkuar më së miri, me pak problem për shkak të kushteve natyrore në disa vend. me rëndësi është që nuk ka pasur probleme serioze sa i përket administrimit zgjedhor. Falënderoj edhe ata komisioner që bënë gjithçka për të kryer detyrën e tyre. PS është e kënaqur nga ecuria e këtij procesi, prisnim një pjesëmarrje më të lartë, por me rëndësi është që të gjithë e ushtruan të drejtën e tyre dhe shumë shpejt do të njohin rezultatin. I bëj thirrje të gjithë administratës zgjedhore se gjithçka duhet të shkojë sipas ligjit , të mos intimidohen nga deklarata politike, por të ushtrojnë detyrën e tyre sipas ligjit deri në fund”, tha ai.

Postime të lidhura