zoom

Slider

Mbushi Anglinë me kokainë dhe hashash! Ky është gangsteri i rrezikshëm shqiptar

Fation Dautaj është 36-vjeçari shqiptar i cilësuar si person i rrezikshëm në Britani, i cili humbi në Komisionin e Apelit për Emigracionin Special. Sipas Ministrisë së Brendshme dhe Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA), ai është cilësuar person i aftë për dhunë ekstreme dhe një anëtar me ndikim në një rrjet kriminal shqiptar me qendër në Londër i përfshirë në importimin e kokainës, prodhimin e kanabisit, trafikim të njerëzve dhe pastrimit të parave.

Sipas Express.co.uk, ai është një gangster, i pretenduar “pa gjurmë financiare” në Mbretërinë e Bashkuar që ka një “Piano Bar” në Shqipëri. Dauti, i cili njihet gjithashtu si Fation Dautaj iu dha qëndrimi i përkohshëm në vitin 2012, sepse ai ishte i martuar me një shtetas të BE-së, letoneze. Ai u bë qytetar i përhershëm në gusht 2017, por “Home Office” e revokoi atë në shtator të 2019-ës, bazuar në inteligjencën nga NCA, e cila po hetonte rrjetin e tij, por nuk kishte qenë në gjendje ta akuzonte atë.

Dauti mohon përfshirjen në krim dhe argumentoi gjatë apelit që ai thjesht e njeh shoqërisht ose ishte në lidhje me disa anëtarë të tjerë të bandës që po hetohej. Këtu përfshihej kushëriri Alket Dauti, 33 vjeç, i cili u arrestua nga oficerët e NCA në qershor të 2018-ës në Penge, në jug të Londrës, dy muaj pasi u takua me Dautinm, para se të ekstradohej në Belgjikë në janar të vitit 2019 për të vuajtur një dënim prej 10 vitesh.