zoom

Tech

Mbrojtja nga hakerat, Britania do ndalojë fjalëkalimet e dobëta si “admin” ose “12345”…

Siç ka njoftuar Departamenti për Shkencë, Inovacion dhe Teknologji në Mbretërinë e Bashkuar, masat për mbrojtje nga hakerët dhe sulmet kibernetike hyjnë në fuqi më 30 prill.

Kjo do të thotë se prodhuesve të telefonave, televizorëve dhe zileve inteligjente u kërkohet të mbrojnë pajisjet e lidhura me internet nga kriminelët kibernetikë, me përdoruesit e tyre që u kërkohet të ndryshojnë fjalëkalimet e zakonshme.

Bëhet e ditur se masat e reja pritet t’iu japin klientëve besim në blerje dhe përdorim të produkteve në një kohë kur numri i sulmeve kibernetike është rritur, shkruan the Guardian.

“Zyra për Sigurinë dhe Standardet e Produkteve duhet t’i ofrojë industrisë udhëzime të qarta për të ndërmarrë veprime kundër prodhuesve që e shkelin ligjin, por ne gjithashtu presim që prodhuesit e pajisjeve inteligjente të veprojnë siç duhet”, tha Rocio Concha, drejtor i politikave dhe avokimit në Who?.

“Ndërsa jeta e përditshme varet gjithnjë e më shumë nga pajisjet me internet, kërcënimet e gjeneruara shumohen”, tha Ministri i Shkencës dhe Teknologjisë në Mbretërinë e Bashkuar, Jonathan Berry.

Sipas ministrit, tani konsumatorët do të kenë një qetësi më të madhe që pajisjet e tyre inteligjente janë të mbrojtura nga sulmet. Ndryshe, ligjet janë pjesë e regjimit të sigurisë së produkteve dhe infrastrukturës së telekomunikacionit (PSTI) i cili synon ta mbrojë Mbretërinë e Bashkuar nga krimet kibernetike. /ZOOM.AL/