Aplikacion
Shkak u bë një kërkesë e këshilltarëve të opozitës për mocion me debat për shkarkimin e Veliajt.
Julian Hodaj nga radhët e socialistëve drejtoi mbledhjen, por kërkesa e vazhdueshme e këshilltarëve të djathtë për fjalën për procedurë shkaktoi tension.
Hodaj ia dha fjalën nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, Andi Seferit për të shpjeguar pikat e rendit të ditës.
Por, përfaqësuesit e opozitës këmbëngulën për t’u dëgjuar.
Në kushte të tilla, Hodaj mbylli diskutimet dhe kaloi menjëherë në votim, duke hequr të drejtën e fjalës për këdo dhe duke e mbyllur mbledhjen për 10 minuta, pa diskutime për rendin e ditës që u votua me forcën e kartonit.
Pjesë nga debati:
Hodaj: Nuk e doni shpjegimin?
Shabani: Kemi bërë një kërkesë… Duam fjalën për procedurë.
Hodaj: Ju lutem mos e prishni mbledhjen.
Këshilltarët: Kush je ti që cakton kush e ka të drejtën e fjalës?
Hodaj: Mos më detyroni të kalojmë në votim. Mos debatoni me mua. Nuk duhet të debatoni me mua.
Shabani: Këshilltarit i jepet fjala në çdo kohë për procedurë.
Hodaj: Ja kam dhënë fjalën nënkryetarit tashmë. Ai do bëjë vetëm një shpjegim të shpejtë. Jua dhash fjalën pas betimit, por asnjë s’e kërkoi.
Këshilltarët: Kartonat i keni, por tregoni transparencë. Shyqyr që keni kartonat, se nuk e di si do e kishit bërë.