zoom

Aktualitet

Mblidhet kryesia e PD/ Berisha: Shqiptarët presin vetëm sulm

Partia Demokratike mblodhi pasditen e kësaj të diele kryesinë për të diskutuar mbi aksionin opozitar pas arrestimit të deputetit Ervin Salianji.

Pas mbledhjes, Berisha foli për mediat ku tha vendimi për Salianjin është luftë e hapur ndaj demorkatëve.

Berisha iu bëri thirrje qytetarëve të lënë mënjanë ndasitë politike dhe të bëhen bashkë në protestën kombëtare që do të mbahet të hënën në 7 tetor.

“Pas të gjitha këtyre, shqiptarët presin nga ne sulm dhe vetëm sulm. Revolta jonë, sulmi ynë duhet të jetë në nivelin e sulmeve që na janë bërë për të na fshirë nga faqja e dheut. Ndaj edhe ne do të kalojmë në sulm. Edi Rama ka instrumente për të na burgosur, por ne me guximin e revoltën tonë, e paralizojmë anekënd vendit këtë narkoqeveri kriminale, armike e egër e lirive. Të hidhemi në sulm me të gjithë mjetet e mosbindjes civile. Kjo mbledhje është thirrur për t’u rënë borive të betejës, për përgjigjen tonë më 6 tetor. O sot o kurrë, pa kthim mbrapa. Të paralizohet qeveria deri në vendosjen e qeverisë teknike. U bëj thirrje qytetarëve, të lënë pas ndasitë politike dhe të hedhin flamujt politikë, më 6 tetor të ngrenë flamurin Kombëtar, flamurin e demokracisë”