zoom

Lajme

Mblidhet “Grupi i Dialogut”, caktohet grupi i ekspertëve. Bylykbashi: Plan pune deri të enjten

Marrëveshja politike mes PS dhe “Rithemelimit” të PD duket se u kulmua me “Grupin e Dialogut”, me qëllim reformat më të rëndësishme dhe sidomos zgjedhjet e ardhshme dhe Komisioni Zgjedhor.

Sot u mbajt dhe sapo ka përfunduar punën grupi i dialogut për ‘Reformat’. Grupi ka vendosur caktimin e ekspertëve ligjorë; Silva Caka, Viktor Gumi, Eridjan Salian dhe Ivi Kaso.

Është kërkuar edhe asistencë nga ekspertët e ODIHR, mbi çështjet që lidhen me legjislacionin mbi zgjedhjet. Për takimin foli shkurt kreu i grupit Rithemelimi për Dialogun, deputeti Oerd Bylykbashi.

“Në vendimet që morëm për caktimin e grupit të ekspertëve, iu la detyra që deri të enjten të caktohet një plan pune”, tha Oerd Bylykbashi. /ZOOM.AL/