zoom

Politikë

Mbledhja e grupit parlamentar të PD, Alibeaj: I informova deputetët mbi mënyrën sesi do veprojmë

Enkelejd Alibeaj ka dhënë një deklaratë për mediat pas përfundimit të mbledhjes me grupin parlamentar të partisë në selinë blu.

Alibeaj tha se përveçse çështjeve qëpritet të diskutohen në rendin e ditës në seancën e së enjtes, i kishte informuar deputetët mbi mënyrën sesi do të operohet gjatë mbledhjeve të Komisionit për Reformën Territoriale që do të nisë punë të nesërmen.

Enkelejd Alibeaj: Nesër është mbledhja e konferencës së kryetarëve, do të diskutohet për këtë çështje shumë të rëndësishme. Mbetet për t’u parë nesër. Për çështjet e rendit të ditës të së enjtes, janë disa projektligje për të cilat grupi parlamentar i PD-së mbajti qëndrimet e veta.

I kam informuar për mënyrën sesi do të operohet gjatë komisionit për Reformën Territoriale. Ajo që do jetë e rëndësishme është se gjatë këtij komisionit, do të marrin kontributin e të gjithë ish kryetarëve të bashkive dhe të komunave, të çdo eksperti që ka njohuri në mënyrë që ekspertiza të jetë e velfshme dhe neutrale.

Ajo që ne kemi si synim kryesor është që me këtë reformë territoriale të jenë në fokus shërbimet që qytetarët duhet të marrin.