zoom

Aktualitet

Mbi 5 orë pyetje nga SPAK, Subashi: Ja çfarë deklarova për inceneratorin

Kryetari i Bashkisë së Fierit Armando Subashi ka dalë I qeshur nga Prokuroria e Posaçme, megjithëse qendroi brenda në të për afro 5 orë.

Interesit të gazetarëve për atë që ai kishte deklaruar para prokurorëve për inceneratorin e Fierit, Subashi iu përgjigj shkurt se do jetë në dispozicion të tyre sa herë ta kërkojnë.

 

“U thirra në cilësinë e deklaruesit dhe dhashë shpjegime për inceneratorin e Fierit. Do vij sa herë të më thërrasë prokuroria. Nuk mund të flas më shumë se është çështje në hetim. Kam 2 ose 3 or që jam dëshminë time, jo më shumë”, tha Subashi.