Aplikacion
Viktima është identifikuar si Aurel Çipi, 28-vjeç nga Pogradeci. Automjeti tip BMW ku i riu udhëtonte u përplas me një makinë tip Audi.
Aurel Çipi mbeti i bllokuar brenda makinës, ndërsa u janë dashur mbi një orë për ta nxjerrë trupin e tij të pajetë nga makina.
Nga aksidenti mbeti i plagosur edhe drejtuesi i mjetit tjetër, shtetasi me iniciale K. L.,i cili u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Përplasja mes dy automjete mjeteve ka qenë shumë e fortë, ku një prej makinave pothuajse është shkatërruar plotësit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit tragjik.