zoom

Politikë

Mbështetësi Berishës: Ti na e solle Bashën! Ish-kryeministri: Ndjesë që kam mbështetur një besëprerë

Në takimin e Sali Berishës me simpatizantët demokratë në Gjirokastër, një prej tyre thotë se ka bërë 70 km për t’i thënë ish-liderit të PD-së se do të bërtasë “Basha ik”. Ai mbështet faktin që çdo kryetar duhet të japë dorëheqjen kur humbet zgjedhjet e përgjithshme.

Ndërsa Sali Berisha kërkoi ndjesë publikisht për mbështetjen që i ka dhënë Lulzim Bashës, të cilin e cilëson si “besëprerë”. Ndër të tjera, zbuloi se Bashës i ka dhënë shumë këshilla privatisht duke e kritikuar, pavarësisht se e ka mbrojtur publikisht dhe është përpjekur që t’i japë mbështetjen e duhur për t’i dhënë fitoren PD-së.

Demokrati: Kam bërë 70 km që të vij këtu t’i them 2 fjalë. Në moshën 20 vjec jam internuar dhe rininë time e kam kaluar në internim. Me këtë pushtet fashist të Edi Ramës, drejt asaj po vemi. Lulzim Basha e ktheu PD nga një parti inkubatore që krijoi brenda 1 viti 4 parti të tjera dhe nuk na përfaqëson ne demokratët. Do më falësh se qe dhe përzgjedhja juaj. Jam i pari që hedh firmën. Sic bërtisja në Tiranë “Rama ik”, tani do bërtas “Basha ik”. Është koha që ata që kanë gabuar në PD të bëjnë një hap mbrapa, të mençurit e PD të kenë 2-3 kandidatura dhe këta të rinj e të krijojmë një parti me statut. Shohim vendet europian. Humbet kryetari, jep dorëheqjen. Edi Rama nuk rrëzohet me fjalë të tilla. Atë që bëmë në çadër me protesta, Lulzim Basha na tradhtoi me marrëveshjen e 17 majit.

Berisha: Ju falenderoj shumë për praninë dhe ndërhyrjen dhe të gjithë këtyre demokratëve ju kërkoj ndjesë për mbështetjen që i kam dhënë një njeriu që e mbylli karrierën e tij politike si një besëprerë. Por nuk është kjo ajo që unë kërkoj vlerësimin dhe gjykimin e anëtarësisë, kërkoj ndjesë sepse ndonëse privatisht i kam thënë absolutisht që ti mund të kesh menduar me veten dhe fatmirësisht shumë gjëra janë edhe të dokumentuara, por publikisht e kam mbrojtur. Jam përpjekur me të gjithë forcën time që të na çojë në fitore. Jam përpjekur që PD të na çojë drejt fitores, që nga kërkesa ime për të dhënë dorëheqjen kur PD mori rezultatet më të turpshme, duke deklaruar në çdo dalje se kryetari kur humbet zgjedhjet, duhet të dorëhiqet por nuk kam shkuar më tutje se kërkonte një proces që kisha vendosur të mos e ndërmerrja, e kisha mbyllur kapitullin tim. Thoja që largimi im ishte pa kthim. Por ndodhi që me zhvillimet, veçanërisht me shkelmimin që i bëri statutit, forumeve, sovranitetit dhe votës suaj, vullnetit tuaj, të gjitha këto ishin nhjë thirrje që duhet të rikthehesha dhe të bindur me qëllimin më madhor për të kthyer të drejtën e votës, të vendosni ju me votën tuaj.