zoom

Aktualitet

Mbesa e kishte denoncuar të zhdukur, gjendet i vdekur pas katër ditësh 66-vjeçari. Dyshimet e para

Një 66-vjeçar është gjetur pa shenja jete pak më parë në Devoll.

Ai rezultonte i zhdukur prej katër ditësh, ndërkohë që denoncimi për zhdukjen e tij ishte bërë nga mbesa në datën 7 shkurt 2024 nga mbesa e tij.

Familjarët e tij kanë deklaruar se vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe se është larguar nga banesa, edhe më parë, disa herë.

“Rreth orës 12:55, në afërsi të fshatit Hoçisht, Devoll, është gjetur pa shenja jete shtetasi Sh. Ç., 66 vjeç, banues në fshatin Përparimaj.

Nga këqyrja e jashtme e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Nga verifikimi i kryer rezulton se ky shtetas është larguar nga banesa më datë 06.02.2024. Paraprakisht dyshohet se 66-vjeçari mund të ketë humbur jetën, për shkaqe natyrore”, tha policia vendore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, teksa priten rezultatet e autopsisë, pasi dyshohet edhe për ndonjë vetëvrasje të mundshme. /ZOOM.AL/

 

 

Postime të lidhura