Aplikacion
Uniformat blu bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në fshatin Shullaz të Kurbinit, ndersa mesohet se 51-vjeçari ka rënë në një kanal kullues pranë banesës së tij, prej nga është nxjerrë nga familjarët.
Por ai nukë shtë ndjerë mirë dhe është dërguar në spital ku dhe ka ndërruar jetë.
Dyshohet se ai ka humbur jetën si pasojë e një infarkti.
Kurbin/Informacion paraprak
Në fshatin Shullaz, Kurbin, shtetasi Y. T., 51 vjeç, dyshohet se ka rënë në një kanal kullues pranë banesës së tij, prej ku është nxjerrë nga të afërmit dhe është dërguar në banesë për t’iu dhënë ndihma e parë.
Në banesë, ai nuk është ndjerë mirë dhe është dërguar në Spitalin Rajonal Kurbin për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por ka humbur jetën. Paraprakisht, dyshohet se shtetasi Y. T. ka humbur jetën si pasojë e infarktit. Trupi i 51-vjeçarit do të dërgohet në morgun e IML Tiranë, për ekzaminime të mëtejshme për të përcaktuar shkakun e vdekjes.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe vijon puna nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar për t’i marrë në pyetje, të gjithë personat që kanë qenë prezentë në momentin që ka rënë në kanal 51-vjeçari.