zoom

Aktualitet

Mbërriti i plagosur rëndë në spital, ndërron jetë 30-vjeçari në Lezhë

Pasditen e sotme, në Spitalin Rajonal të Lezhës ka mbërritur një person i plagosur me armë zjarri.

I riu ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra, pak minuta pasi u dërgua në spital

Ngjarja ka ndodhur në Shënkoll të Lezhës, ndërsa viktima është identifikuar si Amaros Deda. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.

Amaros Deda rezulton si person me precedentë të mëparshëm penalë.

Postime të lidhura