Aplikacion
Anija hyri në port në orën 07:30. Në bord ka emigrantë kryesisht nga Bangladeshi, Egjipti, Bregu i Fildishtë dhe Gambia , të cilët do t’i nënshtrohen procedurave të përshpejtuara kufitare të parashikuara për ata që vijnë nga vende të sigurta dhe që nuk kanë dorëzuar dokumentet e identitetit.
Dërgimi i emigrantëve drejt Shqipërisë kanë rifilluar pas dy muajsh bllokadë. Të gjithë migrantët vijnë nga vendet e përfshira në listën e “sigurt”.
Në qendrën e pritjes në Shëngjin, azilkërkuesit do të identifikohen dhe do t’i nënshtrohen një kontrolli të thelluar mjekësor. Nëse konstatohen kushte vulnerabël, ata do të dërgohen në Itali siç ka ndodhur në disa raste në dy transferimet e mëparshme në Shqipëri, në tetor dhe nëntor 2024.
Më pas do të transferohen në qendrën tjetër nën juridiksionin e Italisë, në Gjadër, rreth 20 kilometra larg. Më pas, gjykata italiane brenda 48 orëve duhet të vendosin nëse do të vërtetojnë ose jo masën e ndalimit.