zoom

Aktualitet

Mbërrijnë refugjatët e parë nga Ukraina, strehohen në …

Kanë mbërritur në vendin tonë refugjatët e parë nga Ukraina që janë larguar nga vendi i konfliktit. Bëhet fjalë për rreth 20 shtetas ukrainas të cilat kanë mbërritur në Shqipëri nga pika doganore e Qafë-Thanës gjatë tre ditëve të fundit.

 

Burime nga policia kufitare bëjnë të ditur se ata kanë udhëtuar të vetëm ose së bashku me familjet, por nuk kane kërkuar ndihme apo strehim nga autoritetet shqiptare.

 

Mesohet se shtetasit nga Ukraina kane udhetuar drejt zonave bregdetare ku kane edhe apartmentet e tyre.

 

Ndërkohe nje çift ukrainas mësohet të jetë vendosur në qytetin e Pogradecit. Ata kanë kërkuar në disa banka të nivelit të dytë të hapin llogari bankare për të tërhequr para, por e kanë pasur të pamundur pasi nuk kanë leje qëndrimi.