Aplikacion
Mbappe ka vendosur që të mos operohet kurse në ndeshje po paraqitet me maskë. Të dielën në konferencë për shtyp, Mbappe është shprehur se mbrojtësit e Belgjikës do ta kenë atë fokusin kryesor për shkak të hundës së thyer.
“Unë mendoj se nëse luani me hundë të thyer dhe nuk e keni operuar ende hundën, ju jeni një objektiv. Unë jam gati të jap gjithçka që mundem për këtë fanellë dhe ta ndihmoj Francën të shkojë sa më larg. Nëse dikush do të më godasë hundën, nuk është problem, tashmë është thyer. Kur mora goditjen në fytyrë nuk e kuptoja vërtet se çfarë po ndodhte. Nuk e ndjeva se më ishte thyer hunda”, u shpreh Mbappe.
Franca dhe Belgjika do të takohen të hënën në kuadër të 1/8 së finales në Euro 2024. /ZOOM.AL/