zoom

Sport

Mbappe për kalimin te Reali: Të ardhmen time do e zbuloj para Europianit!

Kylian Mbappe do të largohet nga PSG në verë. Sulmuesi francez i ka komunikuar vendimin drejtuesve, e mbi të gjitha Presidentit Al Khelaifi.

Skuadra më e përfolur për të përfituar shërbimet e yllit të njohur është Real Madrid.

I pyetur për të ardhmen, Mbappe, ka folur direkt nga grumbullimi i Kombëtares:

“Nuk kam njoftuar asgjë sepse nuk ka asgjë për të njoftuar. Do të zbuloj të ardhmen time para Kampionatit Evropian”, u shpreh talenti francez.

Në realitet, situata tani duket se ka një panoramë të qartë. Me gjasë, Mbappé do të bashkohet me galaktikët e Realit. /ZOOM.AL/