Aplikacion
57-vjeçari ka treguar se arsyeja se përse e ka djegur trupin e pajetë të të atit, ka qenë se nuk e duronte dot më aromën e keqe që vinte nga trupi i dekompozuar.
“Nuk mund ta duroja më erën dhe më duhej ta digjja. I moshuari kishte vdekur që në muajin shkurt, por nuk kisha para për ta varrosur, ndaj duhej ta digjte. Unë nuk e copëtova. Ndërsa e mbaja me dyshek, disa pjesë u shkëputën nga trupi”, tha ai në rrëfimin e tij.
Ndërkohë pranë shtëpisë ku u gjet dje i djeguri, në një kosh plehrash janë gjetur një kokë dhe këmbë. Informacionet sugjerojnë se këto mund të jenë pjesë njerëzore që i përkasin të moshuarit. Ekzaminimi mjekoligjor pritet të zbardhë rastin misterioz. /ZOOM.AL/
SPAK rrëzon pretendimet e Berishës: Alfred Dedja nuk ishte dëshmitar i vrasjes së Jan Prengës