zoom

Lajme

“Mbaje mend ç’ke për të hequr” – Salsano Rrapi “paralajmëron” Kiara Titon

Për shkak të përplasjeve në distancë që Luiz Ejlli ka pasur në distancë me Salsano Rrapin, në rrjet u aludua se ky i fundit nuk do të ishte më pjesë e “Portokallisë”, pas konfirmimit të Kiara Titos si prezantuese.

Por diçka e tillë u mohua si nga Kiara Tito, e cila u shpreh e habitur nga këto lajme, ashtu edhe nga Salsano Rrapi.

Pasi qartësuan gjërat, me humor Salsano paralajmëroi Kiarën, duke shtuar se pret që bashkëpunimi mes tyre të jetë sa më i mbarë.

Pjesë nga biseda në emisionin “Ndryshe”, në Top Albania Radio:

Elona Duro: Më trembi lajmi, është Salsano, nuk është Salsano. Po vjen Kiara, mos ndoshta ka spostuar Salsanon. Çfarë ka ndodhur mes Kiarës dhe Salsanos?

Salsano Rrapi: Mund ta sqarojmë këtë histori?

Elona Duro: Kiara Tito mirëmbrëma.

Kiara Tito: Përshëndetje.

Salsano Rrapi: Kiara pse më hoqe nga “Portokalli”?

Kiara Tito: Me thënë të drejtën jam habitur kur u zgjova atë mëngjes që kishin shpërthyer lajmet. Më thanë ‘pse ke hequr Salsanon, ç’punë ke me Salsanon?”. U thashë ‘as vetë nuk e dija këtë gjë, edhe vetë po e shoh për herë të parë’. E konfirmoj se nuk e kam hequr Salsanon

Salsano Rrapi: Edhe para dy sezoneve ka ndodhur e njëjta gjë. Unë nuk isha në spot dhe thjesht aluduan. Por nuk e di se pse këtë vit u bë lidhja me ty, erdhe ti dhe më hoqe mua. E gjithë logjika nuk shkon, pse duhet të më hiqje ti?

Kiara Tito: Mbase ngaqë isha unë që mbaja portokallin, e thanë “ç’ne kjo këtu”.

Elona Duro: Thellë-thellë Kiara ti ke menduar se ardhja jote në “Portokalli” mund të ketë spostuar moderatorë, është e vërtetë?

Kiara Tito: Jo, kurrë, kurrë.

Salsano Rrapi: E para e punës unë i duhem Kiarës. Se pastaj thanë edhe për Luizin, ka thënë hiqe atë.

Kiara Tito: Jo, i hedhim poshtë edhe këto zëra. Madje jam shumë e lumtur që do të prezantojmë bashkë dhe besoj se do ia dalim më së miri.

Salsano Rrapi: Kiara, tani që më hoqe mua mbaje mend se ç’ke për të hequr ti në “Portokalli”. Shpresoj t’ia kalojmë shumë mirë sepse prurjet e reja janë dhe më të mira në “Portokalli”, vjen një frymë e re. Me Nevinën do të merremi vesh shumë mirë, pavarësisht Nevina ka një sezon që ka ardhur, besoj se do të bashkëpunojmë shumë mirë dhe do të kemi një sezon të mrekullueshëm bashkë.