zoom

Aktualitet

Mbahet samiti i Ukrainës në Dubrovnik/ Rama takohet me Zelenskin

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur këtë të mërkurë në Dubrovnik për samitin e rradhës, Ukrainë-Evropa Juglindore.

Samiti bëri bashkë presidentin Voklodymir Zelenski dhe kretët e 12 shteteve të Evropës Juglindore ndërkohë që Ukraina përpiqet të ndalë avancimet ruse në lindje të vendit, me Kievin që kërkon më shumë ndihmë ushtarake.

Në samit u diskutua për përpjekjet ndërkombëtare për afrimin e paqes si dhe bashkëpunimin në rrugën drejt BE dhe NATO-s.

“Pavarësisht tensioneve politike, ne duhet të sigurojmë që uniteti evropian të mbetet i qëndrueshëm dhe që Evropa të jetë e bashkuar. Pa unitet, nuk ka paqe. Proceset integruese që kanë filluar duhet të marrin fund. Të gjitha kombet demokratike të Evropës duhet të jenë pjesë e kësaj. Shpresoj që anëtarësimi në BE të bëhet së shpejti dhe do të përpiqem t’ju inkurajoj që të bashkëpunoni ngushtë me vendet kandidate në mënyrë që procesi i anëtarësimit të jetë sa më i qetë.”- tha presidenti ukrainas.

Zelenksy foli edhe përplanin e paqes për të cilin tha se do të jetë gati përpara fundit të vitit dhe do të detyrojë rusinë drejt armëpushimit.

Ndërsa lideri kroat, Andrej Plenkoviç i siguroi Zelenskit mbështetjen e rajonit për Ukrainën dhe popullin e saj ndëra premtoi vazhdimin e solidaritetit dhe ndihmës ushtarake.

Përveç takimit të përbashkët, liderët e 12 vendeve të rajonit zhvilluan edhe takime të ndara bilateral mes homologësh.