zoom

Lajme

Mazhoranca rrëzon kërkesën e PD për interpelancë me Ramën, Bardhi akuzon Nikollën: E ke bërë…

Partia Demokratike dorëzoi dje një kërkesë për interpelancë me kryeministrin Edi Rama, kërkesë që nuk është votuar edhe sot në Kuvend.

Por, ashtu sikurse edhe pritej, ajo u rrëzua nga mazhoranca, me të njëjtin argument, se mungonte shkaku që e lidhte çështjen me kreun e qeverisë.

Kreu i Grupit parlamentar, Gazment Bardhi, akuzoi kryeparlamentaren Nikolla se po shkel Kushtetutën pasi çdo kërkesë e opozitës për interpelancë me kreun e shtetit, refuzohet.

“Po ta shihni gjatë të gjithë kësaj periudhe, sa herë deputetet për shkak të një vendimi të një frikacaku që flet vetëm me veten por s’ka guxim të vijë e të përballet me opozitën, ju refuzoni çdo interpelancë me kryeministrit. Kjo shkel Kushtetutën, jeni aty jo për t’i shërbyer kryeministrit.

Kur jeni betuar në Kushtetutë keni thënë se do mbroni më shumë të drejtat e opozitës së të mazhorancë. Tani keni bërë traditë në mënyrë arbitrare e kundraligjshme të refuzoni çdo kërkesë për interpelancë. Asnjë kërkesë për informacion”, tha Bardhi ndër të tjera. /ZOOM.AL/