Aplikacion
Në një intervistë në “Vizioni i Pasdites”, Beqiri zbuloi se ata njohjen e kanë pasur gjatë koncerteve të Mayas, ku fillimisht këngëtarja e ka punësuar si bodyguard.
Më pas, ata kanë nisur romancën së bashku, por sipas avokatit, Arben Shuaipi ishte njeri me vese.
Idajet Beqiri tha se ai e ka keqtrajtuar vazhdimisht Mayan, duke shtuar se këngëtarja para se të martohej ka nënshkruar kontratë paramartesore për pasurinë.
Pjesë nga deklaratat e Idajet Beqirit:
Marrëdhëniet fillimisht i kanë ndërtuar jo marrëdhënie dashurore. Ai, Arbeni, ka kontaktuar, është prezantuar si fans i saj dhe i është ofruar që të ishte bodyguard i saj për ta mbrojtur. Gjatë ecjes nëpër koncerte të ndryshme janë dashuruar dhe jetonin bashkë. Në vitin 2021 janë martuar, kanë lidhur martesën ligjore. Para se të lidhnin martesën, Maya e cila ishte me nënshtetsi gjermane, insistimi i Arbenit ishte që të merrte nënshtetësinë gjermane….Maya ka bërë një kontratë paramartesore duke thënë që gjithçka kam në pronësinë time, mbetet e imja dhe nuk ka pretendime bashkëshorti. Ndërsa çfarë do të vendoset që sot e tutje do të jetë individuale. të gjitha janë të specifikuara këto në kontratën paramartesore. Apeloj gjithë shqiptarët t’i bëjnë këto kontrata.
Kur e ka apeluar kërkesën për divorc?
Beqiri: Ai ka shfaqur disa të meta në karakter. Vesi i keq i tij është që ai ishte përdorues i alkoolit, deri në pikën kur u bë i alkoolizuar. Është shumë manipulator. Maya e ka çuar në doktor me shpenzimet e veta që të hiqte dorë nga alkooli. Maya ka pretenduar që ai përdorte dhe lëndë narkotike. Unë nuk e konfirmoj sepse nuk kam informacion për një gjë të tillë. Faktin që ai përdorte alkool e tregon dënimi me 3 muaj për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Ai nën efektin e alkoolit e ka keqtrajtuar në mënyrë të vazhdueshme, dhunë fizike dhe psikologjike. Por ajo, duke qenë një emër i njohur, e ka shpehur më shumë të motrat e veta dhe te njerëzit e saj. Nuk mundi që ta bënte të hiqte dorë nga alkooli. Kur arriti kulmin, e pa dhe motra që ai ushtroi dhunë fizike, shkoi dhe mori një kërkesë për mbrojtje dy vite më parë. Kjo video që ka dërguar ai, është rasti i 23-të që ka thyer urdhrin e mbrojtjes.