zoom

Politikë

Maturanti lë Ramën me ‘gisht në gojë’: Shyqyr që erdhën zgjedhjet, kemi 8 muaj që presim

Edi Rama është tashmë duke i dhënë një medalje maturantëve ekselentë, dy ditë para zgjedhjeve. Duket se këtë fakt nuk ia ka lënë pa përmendur një maturant ‘guximtar’. Përpara kryeministrit ai është shprehu se medalja po jepet tani që u afruan zgjedhjet. Sipas maturantit, ata kishin tetë muaj që i prisnin këto medalje.

Ai tha:

Falenderoj prinderit e mi, gjithë familjen që më ndenji pranë, në fund të fundit falenderoj dhe veten për mundin që kam derdhur. Mbi të gjitha falenderoj dhe Zotin që më ka bërë të jem ky që jam. Në fund do e mbyll që shyqyr që erdhën zgjedhjet që morëm medaljet se kishim 8 muaj që i prisnim.