Aplikacion
Burime zyrtare nga institucioni i akuzës Tiranë, bënë me dije sot, se mbi bazën e materialit referues të ardhur nga policia gjyqësore e Seksionit të Luftës Kundër krimit Ekonomiko-Financiar, ka regjistruar Procedimin Penal nr.617, viti 2024 për kryerjen e veprës penale të “falsifikimi i dokumenteve”, “mashtrimi” dhe “ndihma për kalim të paligjshëm të kufijëve”.
Kurse në vijim të veprimeve hetimore, më datë 02.02.2024 është përcjellë një informacion shtesë, pasi në emisionin investigativ Stop,në TV Klan i datës 01.02.2024 është transmetuar materiali që denoncon mashtrimet.
“Një qytetar nga Fieri i është drejtuar këtij emisioni, për të denoncuar se vëllai i tij prej disa vitesh jeton në Angli, pa dokumente. Njihet me shtetasin M. N., nga qyteti i Beratit dhe ky i fundit i premton se do i sigurojë dokumente angleze.
Shtetasi M. N. dyshohet se i ka marrë me anë të mashtrimit shumën prej 30.000 pound. Gjithashtu pranë emisionit Stop pas transmetimit të këtyre pamjeve, ka dërguar sms dhe shtetasi E.A., me vendbanim në Angli, duke denoncuar një rast tjetër mashtrimi, ku rezultoi se këtij shtetasi me të njëjtën skemë i janë marrë10.000 pound”, thuhet në dosjen hetimore të Prokurorisë.
Pas këtij momenti, u kontaktuan qytetarët duke marrë kallëzimet përkatëse dhe u ndalua i dyshuari Nino. /ZOOM.AL/