zoom

Aktualitet

Mashtronin të huajt në bursa, arrestohet administratori i Call Center-it. Në hetim 13 operatorë

Një 39-vjeçar, administrator i një “Call Center”-i u arrestua në Tiranë dhe ka 13 operatorë të kompanisë së tij janë proceduar penalisht në gjendje të lirë, pasi dyshohet se mashtronin shtetas të huaj, përmes telefonit, për të investuar në bursa fiktive.

Policia tha se u ka sekuestruar pajisje kompjuterike, aparate celulare dhe mjete pune që përmbanin të dhëna të ndryshme.

Sipas policisë, R.L., administronte një subjekt të palicencuar, me aktivitet të padeklaruar në organet kompetente, në rrugën “Themistokli Gërmenji”, të cilin e kishin përshtatur si “Call Center”.

Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, janë kapur në flagrancë 13 operatorët gjatë kohës që mashtronin shtetas të huaj, për të investuar në bursë fiktive.

Postime të lidhura