zoom

Aktualitet

Mashtrimi 2 miliardë, Hoxha: 10 mijë euro shpërblim për turkun në Shqipëri

Gazetari Artan Hoxha ka dhënë të tjera detaje lidhur me 27-vjeçarin turk Faruk Fatih Ozer, i cili kërkohet në Shqipëri pasi është përfshirë në mashtrimin e kriptomonedhave me vlerë 2 miliardë dollarë. Hoxha tha se tashmë është vendosur një shpërblim prej 10 mijë dollarësh për personin që do të japë informacion lidhur me vendndodhjen e Ozer.

“Nëse në Turqi ka bërë një mashtrim gjigand, në Shqipëri është në kërkim, i ndihmuar nga persona të tretë. Sot është vënë një shpërblim. Duke patur parasysh qe nuk ka rrezikshmëri publike, vlera e shpërblimit është 10 mijë euro. Ai ka ikur nga Turqia, një ditë pasi ka mbyllur kompaninë. Jam interesuar a ka qenë pjesë e organizatës ndërkombëtare të bitcoin apo ka bërë një kompani të vetën. Më rezulton që ai ka krijuar një monedhë të vetën dhe nuk është përfshirë neë bitcoin dhe ka thithur 392 mijë klientë”, tha Hoxha.

Gazetari u shpreh se turku ka patur lidhje në Shqipëri dhe për gjetjen e tij janë gjurmuar 7 baza në Tiranë.

“Është gjurmuar në 7 baza në Tiranë, ku rezulton se kishte qenë i pranishëm. Nuk leëviz shumë pasi strehohet në bazë tëe sigurt. Ai është akoma në Shqipëri. Ishte në Tiranë, Durrës, Vlorë dhe ka një informacion tjetër, që është në Tiranë. Janë 4 oficerë turq në Shqipëri, është përfshirë edhe BKH bashkë me specialistë të Policisë së Shtetit. Nuk është personazh që evidentohet kollaj”, tha Hoxha.