Aplikacion
Sipas burimeve policore, personi kishte lidhje me trafikun e drogës .Ngjarja ndodhi natën e së shtunës, 22 janar, rreth orës 19:00, kur dy persona njëri prej tyre me një buqetë me lule , hynë në biznes duke iu shmangur stafit duke kërkuar kartën e vaksinimit dhe më pas kanë qëlluar drejt Ergys Dashit, shkruajnë mediat ekuadoriane.
Në vendngjarje, ekspertët e kriminalistikës kanë grumbulluar mbi 20 shenja të fishekëve të markës Fame, tip 9×19 , sipas karakteristikave të dhëna nga hetuesit.
Gjithashtu ata konstatuan se viktima ka marrë disa të shtëna në pjesën ballore të kafkës.
Fillimisht nuk dihej identiteti i të ndjerit, por pas dërgimit në Laboratorin e Kriminalistikës u konfirmua identiteti i tij dhe origjina nga Shqipëria.
Gjatë ngjarjes së rëndë u plagos edhe një vajzë e re, e identifikuar si Angie Romero, 26 vjeç. Ajo ishte ulur në një tavolinë pranë vendit ku ndodhej 34 vjeçari shqiptar.