zoom

Bota

Masakra në shkollën e mesme në Vraçar/ Jep dorëheqjen ministri serb i Arsimit, Branko Ruzhiç

Ministri serb i Arsimit, Branko Ruzhiç, ka bërë të ditur në Twitter se ia ka dorëzuar dorëheqjen, kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiç.

Dorëheqja vjen pasi një nxënës i shkollës së mesme “Vladisllav Ribnikar” në Vraçar, ka vrarë tetë nxënës me armë zjarri, si dhe një roje të sigurisë.

“Pamjet dramatike të ngjarjeve nga shkolla, lotët e derdhur kur u shpreh ngushëllimet prindërve të pangushëllueshëm të fëmijëve të lënduar do t’i mbaj si vulë në shpirtin tim për gjithë jetën time,”-shkruan ndër të tjera Ruzhiç në një letër drejtuar kryeministrit.

Në Serbi, për 2 ditë u vranë 17 persona nga dy sulme me armë zjarri brenda shkollave. Njërën e kreu një 14-vjeçar, tjetrën një adoleshent, 17 vjeç. Ngjarjen kanë shkaktuar terror në Serbi, ndërsa vendi shpalli zi kombëtare për disa ditë në nder të viktimave.