zoom

Aktualitet

Masakra në Shkodër/ Dy kalimtarë u përplasën nga makina e Licit, vdes gruaja (EMRAT)

Dy persona të pafajshëm u përfshinë në masakrën e Shkodrës.

Çifti i bashkëshortëve Flutura dhe Bashkim Basha po udhëtonin me motoçikletë kur u përplasën nga makina tip “Benz”, me të cilën po lëviznin Hamza Lici dhe Arlind Bushati.

Ata u përplasën sepse “Benz-i” humbi kontrollin pasi u qëllua Lici.

Flutura Basha ndërroi jetë në vendngjarje, ndërsa Bashkim Basha ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në spital.