zoom

Bota

Masakra në SHBA, autori instruktor armësh dhe me probleme mendore. Dyshime dhe për akt terrorist

Sa më shumë kalojnë orët, aq më shumë binden autoritetet e sigurisë amerikane se masakra në Maine është një sulm i paramenduar terrorist. Ka dyshime se kjo mund të jetë edhe një përgjigje e celulave terroriste për mbështetjen që SHBA po i jep Izraelit, por edhe për zhvendosjen e njësive të rënda ushtarake drejt Lindjes së Mesme, si raketave dhe aeroplanmbajtësve të Marinës. Por hetuesit e FBI dhe deri CIA, po përpiqen të gjejnë prova konkrete, për të dalë në një konkluzion.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur kur një person ka sulmuar me armë në Lewiston. Si pasojë e të shtënave kanë mbetur të vrarë 22 persona, ndërsa dyshohet për 60 të tjerë të plagosur, por shifra ende nuk është përfundimtare dhe zyrtare.

Pas sulmit, autori i identifikuar si Robert Card është arratisur dhe është shpallur në kërkim nga policia. Ai është i armatosur dhe për këtë arsye policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të mbyllen në shtëpi që të shmanget një masakër tjetër. Po ashtu janë mbyllur edhe shkollat dhe policia u ka kërkuar qytetarëve që të japin çdo informacion për kapjen e tij.

Të shtënat filluan në orën 06:56 të mbrëmjes, kur Card hyri në dy ambiente në qytetin Maine me një automatik AR-15, Schemengees Bard and Grille Restaurant dhe Speratime Recreation. Një restorant dhe bowling i mbushur plot me familje, të cilët po festonin një festë për fëmijët e tyre. Më pas ai sulmoi edhe një qendër supermarketi Walmart.

Robert filloi të qëllonte mbi njerëzit, duke vrarë të paktën 22 dhe duke plagosur rreth 60-të. Më pas ai u arratis me një makinë “Subaru”, duke marrë me vete automatikun. Makina u gjet e braktisur rreth njëmbëdhjetë e gjysmë të mbrëmjes.

Presidenti Biden u informua për të shtënat gjatë darkës shtetërore me kryeministrin australian dhe që atëherë ka nisur të ndjekë situatën, duke folur me autoritetet lokale. Card është 40 vjeç dhe pjesë e rezervës ushtarake të Gardës Kombëtare, e vendosur në Saco, në shtetin verior të Maine. Ai jeton në Bowdoin dhe është një instruktor armësh. Pista e dytë sipas autoriteteve mund të jetë edhe një hakmarrje e tij ndaj situatës së ditëve të fundit që mund të ketë pësuar në punë apo ushtri.

Pamjet e marra nga kamerat e sigurisë e tregojnë atë me fytyrë të zbuluar, i veshur me pantallona të zeza dhe një këmishë ngjyrë kafe, ndërsa i drejton pushkën viktimave. Arsyet e sulmit janë ende të paqarta, por Card ishte mjekuar për probleme mendore verën e kaluar. Ai tha se dëgjonte zëra dhe për këtë arsye iu besua kujdesi i specialistëve. Por një dyshim mund të jetë që Card të jetë instruktuar nga persona të caktuar, që e kanë shfrytëzuar shkakun e stresit emocional të tij, në favor të tyre, për të krijuar destabilitet dhe tensione. /ZOOM.AL/

Postime të lidhura