Aplikacion
Gazetarja, bazuar në burime pranë grupit hetimor thotë se në fakt personi i veshur me të zeza që shfaqet në videon e atentatit është Ibrahim Lici, i cili është një nga personat më të kërkuar të drejtësisë shqiptare.
‘Policia nuk ka dalë me version zyrtar se kush është personi që shfaqet në skenën e krimit, jo zyrtarisht nga autoritet e hetimit dhe drejtësisë shqiptare pranohet se ai është Ibrahim Lici. Pas masakrës që tronditi vendin, janë kryer një sërë hetimesh, për të kuptuar se si ai u largua nga vendngjarja.
Ka dyshime se ky shtetas mund të ketë qenë i plagosur dhe ndaj ka pasur disa verifikime të klasifikuara si të sekretit tepër të lartë, ku përfshihen vëzhgime dhe përgjime. Policitë lokale po kryejnë veprime sekrete për të mësuar se kush janë personat që arritën ta mjekojnë atë. Ka disa versione jo zyrtare se personi ka ngelur i plagosur mund të jetë mjekuar nga mjekë në jug të vendit, por ka gjithashtu dyshime se aktualisht gjendet në Tiranë’.
Hoxha thotë se Prokuroria është shumë pranë identifikimit të personit të tretë që mori pjesë në atentat, që konsiderohet si ndihmës.
‘Duke iu referuar burimeve shumë të besueshme pranë grupit të hetimit, mund të them se është identifikuar edhe për një person të tretë që konsiderohet si ndihmës në këtë atentat’.
Në lidhje me këtë atentat, gazetarja ngre disa pikëpyetje.
‘Si ja doli i shumëkërkuari Ibrahim Lici që të futej në Shqipëri ndërkohë që ishte rankuar si nga më të kërkuarit. Si një i kërkuar qarkullonte lirshëm në qytetin e lindjes? Kjo ngre dyshime mbi strukturat lokale që nga prokuroria, policia dhe shërbime të tjera që shërbejnë informacione me njëra tjetrën.
A u tradhtua Ibrahim Lici?
Po të kesh parasysh dinamikën e ngjarjes, në automjet ai ishte me vëllain dhe shokun e tij. Ndaj duhet të kemi parasysh grupet kriminale janë më të informuar se vetë institucionet kur bëhet fjalë për të kërkuar. Ky rast vërtetoi se grupet kriminale kanë informacione ‘ekskluzive’ për kundërshtarët e tyre.
Nuk mund të them nëse Ibrahim Lici po largohej nga shqipëria për sa kohë ai kish ardhur, por them me garanci se ky krim është i një natyre tejet të sofistikuar, por autorët kanë lënë gjurmë pas dhe mund të themi se do të kemi një emër.