zoom

Sport

Masakra e Moskës, Rusia anulon miqësoren e futbollit me Paraguajin

Miqësorja Rusi-Paraguaj, e planifikuar të  luhej të hënën në Moskë, është anuluar për shkak të një sulmi terrorist me mbi 140 të vdekur dhe po kaq të plagosur në Krasnogorsk, një periferi e Moskës.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Federata Ruse e Futbollit.

“Për shkak të sulmit terrorist që ndodhi në Krasnogorsk, Federata Ruse e Futbollit dhe Federata e Futbollit të Paraguait vendosën të anulojnë ndeshjen miqësore ndërmjet ekipeve kombëtare të Rusisë dhe Paraguajit. Palët ranë dakord që ndeshja të mund të zhvillohet në një kohë tjetër.

Tifozët që kanë blerë biletat për ndeshjen do të mund të marrin një rimbursim të plotë. Gjithashtu do të publikohen informacione për procedurën e kthimit të biletave të blera”, thuhet në njoftim.

Sulmi terrorist ndodhi në sallën e madhe të koncerteve të bshkisë dhe autorët, që dyshohet se janë nga Taxhikistani dhe të gjithë të arrestuar, zgjodhën pikërisht vendin e mbipopulluar për të kryer aktin. Ata dëshmojnë se u kontaktuan në Telegram dhe paguan 5 mijë euro, por nuk i njihnin porositësit, që u çuan edhe armatimet.

Rusia ka akuzuar Ukrainën si organizatore dhe ideatore të aktit të përgjakshëm, por autoritetet e Kievit e mohuan. /ZOOM.AL/