Aplikacion
Ky vendim i hap rrugë ekstradimit të tij në vendin tonë, ku është i dënuar me 18 vite burg për masakrën e Lushnjës.
Ai u kap në 23 maj me leje qëndrimi greke të falsifikuar, me emrin Mikis Askalidis, 32 vjeç, lindur në Gjeorgji.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, në vitin 2017, e ka dënuar Haxhiun me 18 vjet burgim në mungesë, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Për masakrën e Lushnjes, janë dënuar më herët me burgim të përjetshëm Oges Bilbili dhe Anterio Kaloshi.
Orgest Bilbili, Laert Haxhiu e Anterio Kaloshi akuzohen nga SPAK për vrasjen e Jurgen Hoxhës dhe Zamir Latifit si dhe tentativën e vrasjes së Xhulio Shkurtit, nipit të Aldo Bares, ngjarje këto të ndodhura në vitin 2017.
Veç akuzës së vrasjes në rrethana cilësuese të një ose më shumë personave, akuzohen edhe për “Kryerjen e veprave penale në kuadër të grupit kriminal”.