zoom

Aktualitet

Masakra e Lushnjës dhe rrëfimi i krimeve nga i penduari Tafani, GJKKO lë në qeli Laert Haxhiun

Gjykata e Posaçme ka lënë sot në fuqi masat e sigurimit arrest në burg për Laert Haxhiun, i akuzuar si kreu i një organizate të fuqishme kriminale, armike me atë të Aldo Bares, kreut të “Bandës së Lushnjës”.

Ky ishte konfirmim i masës së mëparshme dhe Haxhiu u njoh me akuzat dhe masën shtrënguese që rëndon ndaj tij.

Avokati u shpreh kundër, teksa SPAK referoi aktet e dosjes dhe vendimin e shkallës së parë të GJKKO, që e ka dënuar përjetë të riun, si organizator dhe autor të masakrës së Lushnjës, në vitin 2017, me 2 të vrarë dhe 3 të plagosur për rivalitet, kontroll biznesi ilegal dhe hakmarrje.

SPAK po heton ndaj tij me masa shtesë edhe ngjarje të tjera kriminale ndër vite, kryesisht vrasje, kanosje, plagosje, atentate me bomba dhe grabitje, të rrëfyera nga i pandehuri Artan Tafani, i arrestuar tashmë.

Në paraburgim u mbajt për pak kohë edhe e dashura e Haxhiut, e cila u lirua më pas. /ZOOM.AL/

Postime të lidhura