zoom

Bota

Masakër me civilët në Borodyanka, pamjet nga qyteti gërmadhë

Forcat ukrainase deklarojnë se kanë rimarrë qytete pranë Kievit të pushtuara më parë nga forcat ruse, ndërsa kanë zbuluar më shumë mizori të bëra nga forcat armike.

Zbulimi gjatë javës së kaluar të trupave të civilëve të pajetë në Bucha shkaktoi protesta globale dhe akuza për gjenocid.

Gjatë natës, Presidenti i Ukrainës Zelensky tha se në qytetin e Borodyanka, situata ishte “dukshëm më e tmerrshme” sesa në Bucha.

Ai nuk dha detaje të mëtejshme, por qindra njerëz dyshohet se janë vrarë nga sulmet.

Deri më tani, nga rrënojat janë nxjerrë 26 trupa. Dyshohet se në këtë qytet janë vrarë rreth 200 civilë.