zoom

Lajme

Martohet vajza e Michael Schumacher! Dasma u zhvillua në vilën luksoze të familjes në Majorca

Gina Schumacher, vajza e ish-kampionit të botës në F1, Michael Schumacher, u martua me të dashurin e saj Iain Bethke në një ceremoni të mbajtur në vilën e familjes në Majorca.

Çifti shkëmbyen betimet të shtunën pasdite në rezidencën luksoze të nënës së Gina, Corina Schumacher.

Ceremonia e martesës zgjati rreth 30 minuta, sipas medias lokale Ultima Hora, dhe u pasua nga darka si edhe një festë me muzikë live country, duke krijuar një atmosferë unike për mysafirët në pronën në Port d’Andratx.

Në ceremoni ishin anëtarët e ngushtë të familjes, duke përfshirë vëllain e Michael, Ralf Schumacher, së bashku me partnerin e tij Etienne Bosquet-Cassagne.

Gina dhe Iain, të cilët ndajnë një pasion për kalërimin, zyrtarizuan lidhjen e tyre pas gati shtatë vitesh lidhje. Pavarësisht raportimeve, nuk kishte asnjë konfirmim nëse babai i Gina, Michael Schumacher, ishte i pranishëm në ceremoni.

Schumacher, i cili së fundmi festoi ditëlindjen e tij të 55-të, ka mbetur jashtë jetës publike që pas aksidentit të rëndë me ski një dekadë më parë.

Në vitin 2020 u raportua se familja po kalonte kohë në vilën në Majorca, të cilën Corina e bleu për 27 milionë paund, sipas tabloidit gjerman Bild.

Prona ndodhet në pasurinë luksoze Las Brisas, pranë Andratx, në jug-perëndim të Mallorca-s dhe përmban pajisje moderne, duke përfshirë dy pishina, një helikopter, një palestër dhe një kopsht të madh me palma.

Vila fillimisht ishte në pronësi të Florentino Perez, i cili e bleu atë në 2005, por vendosi ta shiste në vitin 2017, pas vdekjes së gruas së tij, Mari Angeles Sandoval. Villa Yasmin shtrihet në një sipërfaqe prej 15,000 metrash katrorë, duke ofruar luks dhe izolim, elementë që e bëjnë atë një vend ideal për momente pushimi dhe qetësie familjare.