zoom

Lajme

Martohen Diletta Leotta dhe Loris Karius! Ceremonia në perëndim të diellit në ishullin Vulcano

Diletta Leotta dhe Loris Karius janë martuar. Moderatorja dhe futbollisti i thanë “Po” njëri-tjetrit në perëndim të diellit, përballë detit të mrekullueshëm të ishullit Vulcano.

Në ceremoni ishin ftuar të afërm dhe miq të çiftit, duke përfshirë personazhe VIP, si Chiara Ferragni, Elisabetta Canalis, Elodie, Michelle Hunziker me vajzën e saj Aurora Ramazzotti, Eleonora Berlusconi (dëshmitare), Luca Argentero me gruan e tij Cristina Marino.

Prezantuesja mbante veshur një fustan të bardhë të bërë për të nga Eme Atelier, ndërsa kishte një vello ku shkruhej “Gjithçka kam daashur”.

Nusja u shoqërua në altar nga babai i saj me melodinë e “All of me” teksa mbante në duar një buqetë të vogël në duar.

Të sapomartuarit, temën e dasmës së tyre ia kushtuan Aria-s së vogël, vajzës që do të mbushë një vjeç në gusht, duke shkruar frazën “Aria e dashurisë”.

Në altar me ta ishte edhe qeni i Leotta-s, Lillo (një yll i Instagramit me 8 mijë ndjekës).