zoom

Aktualitet

Martohej në gusht! Shpërthimi i bombolës në Velipojë, ndërron jetë 19-vjeçarja

Ka ndërruar jetë 19-vjeçarja Daniela Gjoka, e cila mbeti e plagosur rëndë bashkë me nënën, vëllanë dhe motrën pas shpërthimit të bombolës së gazit në hotelin e tyre në Velipojë. Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e 4 korrikut.

Nëna e saj, Alketa Gjoka dhe dy fëmijët e tjerë vijojnë që të jenë në gjendje të rëndë shëndetësore.

E reja ndërroi jetë në një spital në Itali, teksa u dërgua atje për mjekim të specializuar bashkë me nënën, motrën 15 vjeçe dhe vëllanë 12 vjeç.

Hoteli 3-katësh në pronësi të kësaj familje u përfshi nga flaket pas shpërthimit të zjarrit si shkak i rrjedhjes se gazit te një bombol gazi kampingu 3-5 kg.

Po ashtu mësohet edhe detaji tragjik në lidhje me 19-vjeçaren, e cila në muajin gusht të këtij viti kishte caktuar dasmën, por fatkeqësisht ëndrra e saj u ndërpre në mes.

Postime të lidhura