zoom

Sport

Martinez i thur elozhe Asllanit: Ka gjithçka! Në fillim s’më foli kur e këshillova, por më pas…

Në shtëpinë zikaltër, mbetet e paqartë se çfarë i pret në të ardhmen, me klubin që mund të ndryshojë pronësi, por kjo çështje nuk shqetëson aspak Lautaro Martinez, me kapitenin që vijon të shoh vetën pjesë e projektit:

“Rinovimi? Jemi shumë pranë, mungojnë vetëm disa detaje të vogla. E kam thënë, që akordi do të vijë brenda një jave.

Titulli? Është një kënaqësi që zgjat për të gjithë jetën. Inter është shtëpi ime, kështu jam ndjerë nga dita e parë në Milano. I detyrohem gjithçka shoqërisë dhe tifozerisë zikaltër, ta ngrija trofeun si kapiten ishte e jashtëzakonshme. Skuadrës i kam thënë që në fillim që një kapiten ka nevojë për të gjithë, dhe ata më kanë mbështetur gjithnjë”, tha ai.

Teksa nuk i kurseu elozhet për shokun e ekipit, shqiptarin Kristjan Asllani.

“Një shembull? Në fillimin e sezonit fola me Asllanin dhe i thashë se duhej të “gjallërohej” pak, të bënte më shumë. Nuk më foli për disa ditë, por pastaj më falënderoi, ai ka gjithçka për të qenë lojtari i së ardhmes”, u shpreh ndër të tjera Martinez në intervistën e tij për “La Gazzetta dello Sport”. /ZOOM.AL/

Postime të lidhura