Aplikacion
Sipas shefit të policisë, vrasja ndodhi në lokalin e Martin Bardhit.
Në momentin që nisën të shtënat me armë zjarri, ai ndodhej në tavolinë së bashku me tre personat e tjerë që mbetën të plagosur, Ilir Bardhoku, ish-drejtor në bashkinë e Mirditës, Olti Gjini pronar i një lokali aty pranë, si dhe Indrit Bardhi.
“Në lokalin e tij është vrarë me armë zjarri Martin Bardhi dhe janë plagosur 3 të tjerë që kanë qenë në tavolinë me të. Autorët e ngjarjes janë dy persona të maskuar me fuoristradë të cilët pas ngjarjes kanë djegur makinën.
Shkuam menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ku është djegur mjeti, territori po kontrollohet në mënyrë intensive. Ne po bëjmë veprimet e para, dihet konflikti që kanë pasur mes fisesh, por po punojmë për zbardhjen e ngjarjes.
Të plagosurit janë nën kujdesin e mjekëve, ata ishin në tavolinë me viktimën”, u shpreh drejtori i policisë.
Autorët e ngjarjes nuk janë idenfikuar ende nga policia.