Aplikacion
Marrëdhënia e sulmuesit argjentinas me Sofia Martinez ka tërhequr vëmendjen e mediave, pasi të dy janë shfaqur duke shkëmbyer shikime me njëri-tjetrin gjatë intervistave, ndërsa momentet mes tyre janë bërë virale në mediat sociale.
Në pamje shfaqet gazetarja sportive që bën të qeshë futbollistin dhe më pas të dy shkëmbejnë shikime. Pikërisht ky afrimitet mes tyre ka nxitur tensione në marrëdhënien e tij me bashkëshorten, krizë që filloi në ceremoninë e Topit të Artë më 30 tetor.
Lojtari u ngjit në skenë me tre fëmijët e çiftit, ndërsa Antonella qëndroi e ulur në publik ku u bë “dëshmitare” e afrimitetit të bashkëshortit të saj me Sofia Martinez.
Çifti, të cilët janë në një lidhje prej vitit 2008, nuk ka komentuar thashethemet. Ata janë prindër të tre fëmijëve Thiago, 11, Matteo, 8 dhe Ciro, 5 vjeç.