Aplikacion
Mbështetës të opozitës dhe qytetarë janë mbledhur para bashkisë së Shkodrës në atë që u quajt si marshim-solidariteti kundër kriminalitetit.
Protestës i janë bashkuar deputetët e PD-së si Dhurata Çuli, Edmond Spaho, Ramadan Lika, Lindita Metaliaj etj.
Drejtuesi politik i qarkut të PD-së në Shkodër, Luçiano Boçi është shprehur se sot në vend sundon krim-politika, duke theksuar se ka mbështetjen e policisë.
Ai u shpreh se marshimi nuk bëhet vetëm për Shkodrën, ku ndodhi masakra me 3 viktima, por për të gjithë vendin.