Aplikacion
Kadilli tha se ai pranon dorëheqjen vetëm nga njerëz që kanë përgjegjësi për humbjet dhe degradimin dhe Marku nuk ishte një person i tillë. Në lidhje me arsyet e renditura pse la mandatin, Kadilli tha se Marku bëri reflektimin që në fakt duhet ta kishte bëra Basha.
“E mirëkuptoj Markun pse shkoi në një vendim të tillë drastik dhe sidomos për gjurmën dhe jehonën që krijoi brenda PD. Ky është një vendim i fortë që në thelb ekspozon një krizë të thellë besimi brenda PD dhe mungesën e lidershipit për demokratët. Reflektimi i Markut është reflektimi i munguar i Bashës. Marku u soll me bujë nga jeta publike në atë politike dhe për pak muaj largohet pasi mungon bashkëpunimi politik. Marku nuk është përgjegjësi dhe nuk duhej të dorëzohej, unë jam për dorëheqje kur kanë përgjegjësi për humbje apo degradim të partisë. Dalja kundër nuk duhet të jetë një qëllim në vetvete, por duhet të ketë një qëllim më të madh, atë të kontributit për ndryshimin e partisë, megjithatë e mirëkuptoj vendimin e Markut”, tha Kadilli.