zoom

Sport

Marku kërcënon Tiranën: I mposhtim sërish, derbin e fiton Partizani! Ëndërroj një klub të madh…

Mbrojtësi Albion Marku ishte i ftuar në emisionin “Ora Sport”, që transmetohet në “RTV Ora”, ku foli për fitoren sensacionale të Teutës me përmbysje 2-1 kundër Tiranës.

Ndër të tjera, Marku tha se Teuta ka potencial për të shkuar në Europë dhe mund t’i lërë pas në klasifikim si Laçin ashtu edhe Vllazninë. Gjithashtu ai u ndal edhe tek derbi, duke thënë se do të fitoj ish skuadra e tij.

Fitorja me Tiranën – “Ishte një fitore shumë e rëndësishme për ne si ekip. Trajneri Martini ka pasur gjithmonë besim te ne. Në pushimin e pjesës së parë na tha vetëm që të jepnim një marsh më tepër dhe kishte besim 100% që ne do ta fitonim atë ndeshje”.

Europa – “Matematikisht i kemi mundësitë për t’u futur në Europë edhe me anë të kampionatit. Po e vlerësojmë çdo ndeshje maksiamlisht, futbolli është i tillë që

Kupa e Shqipërisë – “Nuk kemi hequr dorë ende, pavarësisht humbjes në ndeshjen e parë. Kemi pasur kthesa të mëdha edhe në nivele të futbollit europian. Ne do të provojmë gjithçka për të fituar dhe për të shkuar në finale”.

Tirana apo Partizani në derbi – “Unë mendoj se fiton Partizani”.

Laçi apo Vllaznia – “Të dyja janë ekipe shumë të forta. Laçi e ka treguar në vitet e fundit se çfarë kualiteti ka, Vllaznia ishte pretendente, por besoj se më lehtë mund të lem pas Vllazninë”.

Pjekuria te Teuta – “Është një ndër ekipet më të qeta në Superiore. Grupi është i bashkuar, të gjithë ndihemi mirë. Atmosfera, presidenti na qëndron pranë”.

Ëndrra – “Aspiroj të luaj në një klub të madh në Europë. Ëndrra më e madhe është të luaj me kombëtaren, kam luajtur një miqësore, por dua edhe zyrtare”.

Përgatitja individuale – “Përveç stërvitjes me ekipin, punoj edhe me përgatitësin atletikë të ekipit. Për të shkuar në nivele të larta duhet shumë punë”. /zoom.al/