Aplikacion
Bardheblutë e nisën ndeshjen duke luajtur në një portë në 20 minutat e para, por u ndalën nga Zogovic.
E teksa shihej se goli i Tiranës ishte vetëm çështje kohe, Kaina arrin të vendoset bukur me trup në zonë duke fituar penallti për Vllazninë dhe duke nxjerrë me karton të kuq Zhivanaj.
Në atë moment ndeshja merr kthesë tjetër dhe Herald Marku nuk gabon nga 11-metërshi.
Takimi vazhdoi sërish me Tiranën që po kërkonte barazimin, por nga një goditje këndi ishte Kaina që ndëshkoi për herë të dytë dhe 0-2.
Menjëherë pas nisjes të së pjesës së dytë, Xhixha shkurtoi diferencat me kokë pas pasimit të Hasanit.
Për ta kthyer ndeshjen 10-10 mendoi Herald Marku që u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 55.
Tirana vazhdoi të godiste drejt portës dhe të shpërdoronte raste flagrante, me Hasanin që nuk mund të shënoi as fare pranë Zogovic.
Ndërkohë Vllaznia zgjedh që të administrojë dy goditjet e vetme drejt portës që përfunduan në gol.
Në një kundërsulm të minutave të fundit, Gurishta kishte mundësinë e parë të shpërdoruar në mënyrë flagrante.
Por vetëm pak sekonda më vonë De Souza do të godiste nga distanca dhe u mendua se topi përfundoi drejt rrjetës, megjithatë preku shtyllën dhe doli jashtë.
Gjithashtu edhe Berisha preku traversën duke dëshmuar qartë se nuk ishte dita e Tiranës. /zoom.al/
Masakër mjedisore/ Plehrat në rrugën “Myslym Keta” që nxorrën zbuluar propagandën e Veliajt