zoom

Slider

Mario Balotelli nuk fshihet: Gabova që u largova nga Man.City

Mario Balotelli nuk fshihet kur bëhet fjalë për t’i dhënë vetes vlerësimet më të larta. Ish sulmuesi i Inter, Milan dhe Manchester City ka dhënë së fudmi një intervistë për The Athetic, ku është ndalur tek goli ndaj Gjermanisë në Europianin e 2012-tës, kohën tek Manchester City, ndërsa ka krahasuar kualitetet e tij me dy lojtarët më të mirë në botë si Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo.

“Ishte momenti më i mirë në karrierën time (flet për golin ndaj Gjermanisë)”, tha ai.

Gabimi i tij më i madh është largimi nga Manchester City. “Kur isha atje, kisha mundësi të fitoja Topin e Artë, jam i sigurt për këtë. Por ti e di, kur rritesh je më i matur, kështu që…Në këto vite që po shof skuadrën të përmirësohet, mund të isha atje si Aguero prë një kohë të gjatë. Edhe pse kisha një vit që isha larguar, luajta shumë mirë në Milan për një vit e gjysmë, por pas kësaj, kisha probleme. Tani që jam më i vjetër, e kuptoj që nuk duhet të isha larguar nga City atë kohë”, shtoi Supermario.

Rikthimi në Kombëtare– “Dua të ndihmojë ekipin në Kupën e Botës. Doja të rikthehesha këtu. Vitet e fundit nuk ishin të lehta për mua, në Monza dhe Brescia, kisha dëmtime. Për mua është normale që të jem në kombëtare. Gjërat nuk do ishin në rregull nëse nuk do isha”.

Krahasimi me Messin dhe Ronaldon– “Jam i sigurt që kualiteti im është në të njëjtin nivel si i Messit dhe Ronaldos. Unë kam humbur disa mundësi, e dini këtë? Ndodh.

Në ditët e sotme nuk mund të them se jam po aq i mirë sa Ronaldo, sepse ai ka fituar shumë Topa të Artë. Ju nuk mund ta krahasoni veten me Messin dhe Ronaldon, askush nuk mundet. Por, nëse flasim vetëm për kualitetin, nuk kam asgjë për tu bërë xheloz, të jem i sinqertë”, përfundoi ai.