zoom

Lajme

Margot Robbie në pritje të fëmijës së saj të parë me bashkëshortin Tom Ackerley

Margot Robbie është shtatzënë! Ylli i Barbi dhe bashkëshorti Tom Ackerley janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Robbie dhe Ackerley, të dy 34 vjeç, u takuan për herë të parë në vitin 2013 në xhirimet e dramës së Luftës së Dytë Botërore Suite Française , ku ai ishte një asistent regjisor dhe ajo ishte para kamerës.

Ata më pas u martuan në dhjetor 2016 gjatë një ceremonie private në Bayron Bay të Australisë. Të dy nuk e shpallën kurrë fejesën e tyre para dasmës.

Robbi e Ackerley fillimisht ishin miq dhe punuan së bashku në kompaninë e prodhimit LuckyChap në një ekip prodhues prej katër personash që përfshin gjithashtu shoqen e fëmijërisë së Robbie, Sophia Kerr dhe Josey McNamara.

Kompania ka prodhuar disa filma dhe seri televizive, duke përfshirë  I, Tonya, Birds of Prey dhe Barbie.