Aplikacion
“Zjarrfikësit ndërhynë për shuarjen e zjarrit në komunat Gjorçe Petrov, Saraj dhe Gazi Babë (për shkak të djegies së mbeturinave); Radovish, Shtip, afër “Auto Çajka” dhe në Zhelinë, afër fshatit Çiflik (për shkak të vegjetacionit të ulët të djegur); Tetovë afër fshatit Falishtë (deponi), Mavrovë dhe Rostushë (transformator në natyrë dhe shkurre) dhe në Komunën e Demir Hisarit kanë pasur një intervenim të vogël”, njoftuan autoritetet sot, sipas raportimit të agjencisë INA.
Po kështu paralajmërohen qytetarët që të jenë të kujdesshëm në veprimet e tyre.
“Të gjitha rastet emergjente raportohen në numrin e vetëm të urgjencës 112 në QMK, veçanërisht kur qytetarët kanë situata kërcënuese për jetën. QMK informon se është e dobishme të ndiqen rekomandimet dhe informacionet nga media për parandalimin dhe reagimin ndaj emergjencave”, thonë nga QMK. /ZOOM.AL/
Berisha: Viktima Alfred Dedja, menaxher dhe dëshmitar në vendin ku u copëtua trupi i Jan Prengës